Ligjërata e tretë e ciklit “Tragë”

4 Nëntor, 2019 Njoftime

Më datë 05. 11. 2019, ora 11.00, në ambientet e IAKSA-së organizohet ligjërata e tretë e ciklit “Tragë”.

E ftuar është dr. Ledia Dushi, e cila do të flasë për ritin e gjamës dhe shndërrimin e dhimbjes në mit.

Çdo shoqëri, çdo kulturë është përpjekur qysh në fillimin e kohëve të përballet me pakthyeshmërinë dhe misterin e vdekjes. Antropologjia e vdekjes i qaset mënyrave sesi shoqëritë e ndryshme i janë përgjigjur vdekjes. Ajo merret me aspektin konceptual dhe atë organizativ, pra çfarë njerëzit mendojnë për vdekjen dhe përtej jetën dhe mënyra se si reagojnë kur përballen me të.

Një nga mënyrat e veçanta të reagimit ndaj vdekjes është edhe Gjama e Burrave, njëri prej riteve të ceremonialit mortor, i cili ekzekutohet nga një grup burrash prej një fshati apo krahine, sipas një rregulli të hershëm. Ky ritual, i plotë ka mbijetuar deri tani në trevën e Dukagjinit. Në këtë paraqitje synohet trajtimi i ritit të gjamës dhe nëpërmjet saj elaborimi i fatalitetit të vdekjes si koncept. Njeriu ka reaguar në mënyra të caktuara ndaj dhimbjes, ndaj të padukshmes, të pasigurtës duke krijuar nëpërmjet ritualeve një “rrokulli” pritëse me elementë dhe figura mitike.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL